Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Bozhinovski: VMRO t’i paguaj dënimet e qytetarëve nëse nuk voton për gjendjen e jashtëzakonshme

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Mbetet akoma e paqartë nëse Kuvendi i Maqedonisë do t’i konfirmojë pesë vendimet e presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë Covid-19, pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së njoftuan se do të votojnë kundër.

Për konfirmimin e pesë vendimeve të presidentit, duhet së paku 80 vota të deputetëve, që është e pamundur të arrihen pa mbështetjen e të zgjedhurve nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Kuvendi dje e filloi seancën në të cilën në rend dite janë konfirmimi i vendimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, por diskutimi nuk filloi. Kryetari Talat Xhaferi, tha se deputetët do të informohen për vazhdimin e seancës.

Andrej Bozhinovski, ekspert juridik për Zhurnal thotë se akt moral qytetarë është respektimi dhe ndjekja e vendimeve të autoriteteve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij qëllimi i tyre i vetëm është të mbrojnë shëndetin e popullatës, jo vetëm të LSDM-së dhe votuesve të BDI-së.

Ai thotë se opozita duhet të jetë konstruktive dhe të voton për gjendjet e jashtëzakonshme, në të kundërtën le të paguan gjitha dënimet e qytetarëve për shkelje të orës policore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Presidenti i shtetit e ka të drejtën kushtetuese në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme, pandemisë, kushte të parlamentit të shpërbërë ose qeveria teknike të sjell dekrete me fuqi ligjore, dhe Kuvendi ti konfirmon. Nuk është e obligueshme të diskutohen dekretet që u ka kaluar afati dhe nuk ka kuptim, por të votohet teknikisht. Duhet shumicë prej 80 deputetësh. Është vendosë si garancion për mbrojtje nga keqpërdorimet e qeverisë nga ana e Presidentit, por shohim se edhe ajo tani është problem. Ballafaqimi me krizën është ashtu si mund të jetë, LSDM po mundohet ta ndalon, BDI nuk beson te virusi, ndërsa VMRO-DPMNE mendon se ky është virus i LSDM-së. Vetëm Venko Filipçe është personi që po lufton me virusin. Por të kthehemi temës kryesore. VMRO-DPMNE mund t’i refuzon dekretet dhe të mos voton të njejtat. Por atëherë le të jenë në gjendje t’i paguajnë dënimet e qytetarëve për shkelje të orës policore, dhe gjitha masat tjera që u sollën gjatë kohës kur ishin dekretet. Një opozitë serioze do ta bënte këtë gjë, në të kundërtën e gjithë është një kërcënim bosh. Tani hapen kapitujt 23 dhe 24. Është e duhur një opozitë konstruktive dhe qeveri konstruktive. Të jemi konstruktiv për të mirën e shtetit. Nëse lejojmë që luftërat brendapartiake të na ndalojnë, ateherë nuk e shohim fotografinë e madhe dhe nuk e kemi mësuar leksionin”, ka deklaruar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, ekspert juridik.

VMRO – DPMNE do ta shqyrtojë mundësinë për impiçment (impeachment) të presidentit, Stevo Pendarovski. Këtë e deklaroi për TV 24 anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, e cila tha se kjo parti, nuk do të votojë për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme, sepse sipas saj, një pjesë e dekreteve nga Qeveria kanë qenë për qëllime tjera dhe se kriza ekonomike dhe shëndetësore në vend nuk është tejkaluar.

“Përgjigja për këtë problem i cili padyshim do të bëhet problem i madh, duhet të kërkohet ose te presidenti ose te Gjykata Kushtetuese. E shqyrtojmë mundësinë për impiçment, ndërsa nuk kemi sjellur qëndrim përfundimtar”, tha Stojanoska.

Por, kryeministri Zoran Zaev, duke komentuar këtë deklaratë gjatë vizitës së sotme në një shkollë fillore, tha se nuk ka mundësi që të kemi krizë kushtetuese, duke pasur parasysh situatën e krijuar me vendimet e presidentit Pendarovski për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilat ka paralajmërime se nuk do të votohen nga opozita maqedonase.

“Unë e kuptoj papërgjegjësinë, të gjithë jemi të fokusuar këtu, me të vërtetë në kushte të Covid-19, në kushte kur vjen sezona e gripit, dimri, që dikush t’i parashtroj çështjet në këtë mënyrë joserioze. Por, çdokush me përgjegjësinë e tij. Nëse e dini, Mickoski vraponte pas meje si kryetar i partisë më të madhe në pushtet, që të kërkojë gjendje të jashtëzakonshme dhe në rregull, nuk është e rëndësishme kush e ka kërkuar, e kërkuam së bashku, pushteti dhe opozita. Presidenti Pendarovski na dëgjoi, i dëgjoi argumentet, kemi mbajtur takime dhe e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe të gjitha vendimet tjera për gjendje të jashtëzakonshme”, deklaroi Zaev.

Ai ka shtuar se vendimi i fundit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme është sjell me kërkesë të VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 12 maj nuk filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të dytë të presidentit Stevo Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila përfundon më 16 maj. Gjykatësit kushtetues nuk nisën procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë as për gjendjen e parë të jashtëzakonshme, të cilën e shpalli shefi i shtetit.

Postime të ngjashme

Ujësjellësi dhe kanalizimi: Uji i pijshëm në Shkup i sigurt dhe i rregullt në aspektin mikrobiologjik

XH,I

SPIUNAZH| Avion ushtarak rus mbi bazën e NATO-s në Kuçovë

R ZH

Pse ikin rinia..!

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...