BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore

Shkup, 12 korrik – Institucionet e BE-së dhanë vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore në konkludimet e përbashkëta nga Programi I vitit të kaluar për reforma ekonomike. Njëkohësisht, lehtësimi I realizuar nga Banka popullore gjatë krizës së koronavirusit është vlerësuar si adekuat, kumtoi sot Banka popullore.

 

Në konkludimet e përbashkëta nga dialogu I vitit të kaluar ekonomik-financiar mes BE-së dhe vendeve candidate për anëtarësim ishte cekur se në tërë rrjedhën e deritanishme të krizës me koronavirusin, stabiliteti financiar është ruajtur, e njëkohësisht edhe se vendimet dhe masat e Bankës popullore kontribuuan për zbutje të efekteve të krizës ndaj qytetarëve dhe kompanive.

Në pikëpamje të veta, institucionet e BE-së cekën edhe se është kyçe pavarësia e Bankës popullore, sepse ajo është me rëndësi për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.

Në dialogun e sotëm ministror për programet për reforma ekonomike të vendeve candidate për anëtarësim në BE mori pjesë edhe guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. Me atë rast, ajo iu falënderua institucioneve të BE-së për vlerësimet e larta për realizimin e aktiviteteve nga Programi që janë në kompetenca të Bankës popullore.

Guvernatorja foli edhe për sfidat aktuale për bartësit e politikave, duke e pasur parasysh pasigurinë lidhur me krizën shëndetësore.

Në fjalimin e saj, guvernatorja përmendi se nuk duhet të lihen anash përpjekjet parapandemike për rritje të potencialit për rritje më të shpejtë, të qëndrueshme dhe inkluzive ekonomike.

Dialogu ministror mbahet çdo vit. Qëllimi I tij është të sillen konkludime të përbashkëta për aktivitetet reformuese të cilat do të bëhen pjesë e Programit të ri për reforma ekonomike, I cili, ndërkaq, është pjesë e dialogut inkuadrues I vendit në BE. Konkludimet për periudhën në vijim të cilat janë në ingerenca të Bankës popullore theksojnë për mirëmbajtje të kornizës së fuqishme rregullatore për sektorin financiar, që do të jetë në pajtim me praktikat më të mira botërore dhe praktikat e BE-së, në mënyrë që të mund të sigurohet më tutje menaxhimi stabil me rrezikun kreditor dhe të mbrohet pavarësia e Bankës popullore për shkak të rujatjes së stabilitetit financiar dhe të çmimeve.

Related posts

Takim i Pendarovskit me Mishelin: Konferenca e parë ndërqeveritare në kohën më të shkurtër është prioritet kyç për ne

Redaksia

Dendias: Greqia është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i madh

Z H

Ganiu, Mexhiti dhe Muminoviq për vizitë në Sarajevë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More