BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Shkup, 30 korrik – Gjatë tremujorit të dytë kishte stabilizim të dukshëm të situatës epidemiologjike dhe lehtësim të masave restriktive, me çka edhe treguesit për aktivitetin global ekonomik janë të favorshme, theksohet në Raportin më të ri tremujor të Bankës Popullore (BP) që ishte miratuar në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Bankës Popullore.

 

Burimet kryesore të pasigurisë dhe rreziqeve në korniza globale, theksohet, edhe më tutje kanë të bëjnë me zhvillimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.

“Treguesit më të fundit makroekonomikë të ekonomisë vendore janë lëvizi kryesisht brenda intervalit të pritur. Të dhënat e vlerësuara të PBV-së për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rënie prej 1.9 për qind, që është një thellim i rënies vjetore, e cila pritej në parashikimin e prillit. Nga ana tjetër, të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë mbi aktivitetin ekonomik për tremujorin e dytë tregojnë tendenca pozitive, duke pasur parasysh stabilizimin e valës së tretë të pandemisë, si dhe imunizimin e vazhdueshëm në vend dhe tërheqjen graduale të masave kufizuese, që kontribuoi në rimëkëmbjen ekonomike. Për sa i përket inflacionit, norma mesatare vjetore e inflacionit në gjysmën e parë të vitit ishte 2.4 për qind, e cila është një dinamikë e pritshme duke pasur parasysh rritjen e çmimeve botërore të produkteve primare”, njoftoi BP.

Prej atje theksojnë se ndryshimi i madh i çmimeve në tregjet botërore edhe më tutje është burimi kryesor i pasigurisë rreth lëvizjeve të ardhshme të çmimeve vendore.

Theksojnë se aktiviteti kreditor i sektorit bankar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti realizoi rritje të përshpejtuar, që, theksojnë, është i zakonshëm për këtë periudhë të vitit.

Këshilli në mbledhje vendosi të mbajë normën e shtresës mbrojtëse anti-ciklike në vendin tonë dhe për ekspozimet ndaj vendeve të tjera në 0 për qind. Shtresa mbrojtëse anti-ciklike e kapitalit është një nga instrumentet makroprudenciale të prezantuar globalisht pas krizës globale, qëllimi i të cilit është të kontribuojë në zvogëlimin e rritjes së tepërt të kredisë në kushtet e zgjerimit të ciklit financiar, domethënë të ndihmojë në përballimin e ciklikitetit në sistemi financiar.

Këshilli shqyrtoi dhe solli edhe ndryshime të Vendimit për mënyrën dhe kushtet nën të cilat rezidentët të cilët nuk janë banka të autorizuara, mund të hapin dhe të kenë xhirollogari jashtë vendit. Me ndryshimet hiqet limiti prej 2.500 euro në muaj për person për të ardhurat nga faturat te institucioni pagesor ose institucioni për para elektronike jashtë vendit.

Në mbledhje, Këshilli e shqyrtoi edhe Raportin për vlerësimin e jashtëm të kryer të cilësisë së punës në revizionin e brendshëm të Bankës Popullore, i përgatitur nga ekip i ekspertëve nga Banka Qendrore e Holandës. Në Raport është vlerësuar se harmonizimi i punës në revizionin e brendshëm të bankës Popullore me Standardet Ndërkombëtare të Institutit për Revizorë të Brendshëm është në nivelin më të lartë prej tre shkallëve të harmonizimit.

Këshilli shqyrtoi edhe çështje të tjera në kompetencë të tij.

Related posts

Taravari: Në Gostivar shkojmë për fitore në rreth të parë

D V

Vërshime në Veles, përmbyten një pjesë e rrugëve

Lea Muslija

„ЕasyJet” hyn në tregun tonë me linjë ajrore nga Gjeneva në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com