Agjencia Zhurnal.mk

BPRM: Efekte negative mesatare nga kriza mbi ekonominë në kuartalin e tretë

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Të dhënat vijuese në dispozicion me frekuentim të lartë për kuartalin e tretë të këtij viti, na drejtojnë drejt efekteve negative më të matshme prej krizës shëndetësore ndaj aktivitetit ekonomik. Kjo është e dukshme përmes ngadalësimit të shkallëve vjetore të uljes së industrisë dhe tregtisë në korrik, ndërsa në bazë mujore vërehet rritja në dy sektorët, kumtoi sot Banka Popullore pas seancës së rregullt të Komitetit për politikë operative dhe monetare.

Në seancë është konstatuar se treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në pajtim me pritshmëritë e Bankës Popullore, me ç’rast shqyrtimet për ambientin për zbatimin e politikës monetare janë të pandryshuara lidhur me vlerësimin paraprak. Pasiguria dhe rreziqet nga efektet e ardhshme makroekonomike të pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19 edhe më tej janë të pranishme, si në korniza globale ashtu edhe në korniza të ekonomisë vendore.

Është vendosur norma e interesit të bonove të arkave të mbetet e pandryshuar në nivel prej 1,5 për qind ndërsa në ankandin e sotëm të ofrohen bono të tilla në shumë të përgjithshme prej 10 miliardë denarë.

Treguesit më të rinj makroekonomikë tregojnë ulje të produktit bruto vendor në kuartalin e dytë prej 12,7 për qind, që është në tërësi në pajtim me projeksionin e Bankës Popullore sipas së cilës ulja e zvogëluar ishte 12 për qind. Pas rritjes minimale të ekonomisë në kaurtalin e parë prej vetëm 0,2 për qind, përkujton banka qendrore, në kuartalin e dytë, ekonomia në mënyrë të pritshme ka vërejtur uljen më të thellë vjetore deri më tani, duke i reflektuar efektet e shkaktuara nga pandemia e Kovid-19.

Shkalla mesatare vjetore e inflacionit edhe më tej ruhet në nivel relativisht të ulët dhe stabil dhe për tetë muajt e parë të viti është 0,8 për qind, për çka kryesisht kontribuojnë çmimet më të larta të ushqimit. Lidhur me projeksionin, sipas Bankës Popullore, realizimet e tilla janë mbi pritshmëritë për 0 për qind normë të inflacionit në këtë vit. Në kushte të tilla si edhe gjatë drejtimeve të ndryshme të mbikëqyrjes tek çmimet importuese dhe ndryshueshmërinë e tyre të madhe veçanërisht të shprehur në kushte të pandemisë globale, pasigurisë rreth realizimit të projeksionit të inflacionit për këtë vit është rritur.

Siç vlerëson banka qendrore, rezervat e devizave edhe më tej janë në nivel përkatës dhe ruhen në zonën e sigurt. Në periudhën korrik-gusht faktorë kryesorë të cilët veprojnë mbi ndryshimin e rezervave devizore janë pagesat e rregullta të detyrimeve të sektorit publik me jashtë dhe intervenimet e Bankës Popullore në tregun e devizave.

Lidhur me lëvizjet te depozitat e përgjithshme dhe kreditë e përgjithshme, të dhënat fillestare për gushtin tregojnë rritje vjetore solide të mëtejme e cila është më e lartë lidhur me projeksionin për kuartalin e tretë të vitit.

Sipas bankës qendrore, në periudhën midis dy seancave të Komitetit, likuiditet i pozitës së sistemit bankar në valutë vendore është ruajtur në nivel relativisht solid, me ç’rast bankat përkohësisht kanë tregtuar mjete likuidimi afatshkurtra në denarë në tregjet e parave

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...