Agjencia Zhurnal.mk

Braçe këshillon shqiptarët: Rrini në shtëpi! Kjo është java më e vështirë e mundshme

Zv.kryeministri Erion Braçe paralajmëroi shqiptarët se kjo javë është më e vështira e mundshme, e për këtë arsye, sipas tij, duhet të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Në një postim në “Instagram”, Braçe kërkoi edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ai shtoi se fillimi i kësaj jave përkon me kohën e inkubacionit të virusit dhe kjo mund të sjellë një numër më të lartë të prekurish me koronavirus.

“Mirmengjes! Diell! Por eshte java me e veshtire e mundshme; Koha e inkubacionit perputhet me kete jave, kjo mund te sjelle te tjere njerez te infektuar dhe ata mund te infektojne edhe me shume njerez! Ndaj #RRINESHTEPINETENDE! Vecanerisht te moshuarit, femijet qe bartin e transmetojne, cilido tjeter qe vuan nga patologji te tjera, te cilat te kombinuara me korona virus, vrasin! Kemi zgjedhur te mbrojme jeten tende! Ti duhet te bashkepunosh! Zbato rregullat! Nise duke ndenjur ne shtepine tende ne javen me kritike!”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...