Braçe: Liria e plotë është një vaksinë larg, shembulli i një populli që u godit fort por nuk dëgjon budallain

Një ditë pasi njoftoi largimin nga posti i zv/kryeministrit në fund të qeverisë “Rama 2”, Erion Braçe ka publikuar shembullin e Italisë e cila synon më shumë se gjysmën e popullsisë të vaksinuar deri në datë 30 shtator.

 

Braçe shprehet se ky është shembull i asaj se çfarë do të thotë të kesh prioritet shëndetin dhe konspiracionin. Ai shton se liria për t’u sëmurur është kudo, por liria e plotë është një vaksinë larg.

“60 milion banore, 48 milion nder ta-80%, te vaksinuar deri ne 30 SHTATOR! Ja cdo te thote te kesh prioritet shendetin jo konspiracionin!

Ushtria-ne krye te fushates se vaksinimit eshte nje gjeneral, qeveria, rajonet, shendetesia dhe nje popull qe u godit fort por qe beson tek shkenca, institucionet e nuk degjon budallain qe thote se po vdesin ata qe jane vaksinuar!

Dhe mendojeni; Kane patur dhe parti politike me peshe ne fushate kunder vaksinimit!Tani mendojeni per vete;

Liria per tu semurur eshte kudo, ne cdo bar, restorant, festa te bere ne to, ne cdo qender tregtare, kudo ku grumbullohen njerez; Liria ama, e plote dhe e shendetshme eshte nje vaksine larg! Cilen liri do ti?”, shkruan ai.

Related posts

Ndryshon statusi i PD, Komisioni miraton propozimet e Bashës, rrëzohet drafti i Kadillit dhe Harxhit

N E

Enkelejd Alibeaj: Skemë kriminale me mbetjet

Redaksia

Shqipëria ende asnjë rast të konfirmuar me Delta, Rama thirrje qytetarëve: Është variant i rrezikshëm, vaksinohuni!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com