Brahim Diaz nuk mendon për kthimin te Reali

Futbollisti i Milanit, Brahim Diaz, nuk mendon për një kthim eventual te Real Madridi dhe thotë se Rossonerët mund ta fitojnë titullin e Serie A këtë sezon.

Këtë verë, spanjolli është kthyer bë San Siro në formë huazimi dyvjeçar nga Los Blancos, ndërsa në sezonin e tij të parë shënoi shtatë gola në 29 paraqitje.

“Milani është një klub i madh, e kam ndier dashurinë e klubit dhe tifozëve. Ia kalova mirë në vitin e kaluar dhe tash jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”.

(Foto: Instagram/brahim)

“Të them të vërtetën, nuk po mendoj për atë (kthimin te Real Madridi. E shijoj të tashmen dhe jam i kënaqur. Dua të vazhdoj t’i ndihmoj Milanit me gola, asistime dhe mbi të gjitha me shumë punë”.

“I jam shumë falënderues atij (Carlo Ancelottit), por tash për tash jam i përqendruar te Milani”, ka deklaruar 22-vjeçari për AS. /Telegrafi/

Related posts

Van Dijk kritikohet për mënyrën se si u soll me tifozin derisa po jepte intervistë

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Armando Broja debuton me gol te Southamhtoni në EFL CUP

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More