Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Brazil, 3.829 viktima të reja nga COVID-19

Numri i viktimave është rritur në 340.776 ndërsa numri i rasteve në 13.193.205.

Për shkak të koronavirusit (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 3.829 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 92.625 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.193.205 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 340.776 me 3.829 vdekje të reja.

Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.664.158.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.

Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

Postime të ngjashme

Pamje si në luftë, tornado goditet Çekinë – disa fshatra janë rrafshuar me tokë, ka edhe viktima

Dafina Vidishiqi

Britaniku 72 vjeç, rezultoi 43 herë pozitiv me coronavirus

Dafina Vidishiqi

“Pasurinë ia la vëllait”/ Biznesmeni i njohur i jep fund jetës me dy plumba, mesazhi që u gjet në makinën e tij

Dafina Vidishiqi

Rreth 300 migrantë mund të kenë vdekur pas përmbytjes së anijes në Jemen

Dafina Vidishiqi

PE miraton rezolutë për të drejtën në abort të sigurt

Dafina Vidishiqi

Ambasadori amerikan kthehet në Moskë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...