Brazili dhe tri shtete të tjera heqin ankesën nga FIFA, futbollistët lejohen të luajnë këtë javë në Ligën Premier

Paraqitja e disa yjeve këtë fundjavë në elitën e futbollit anglez ka qenë në dyshim.

 

Kjo për faktin se FA dhe Britania e Madhe i kishte ndaluar lojtarët të shkonin në 66 shtete që ishin në listën e kuqe për shkak të COVID-19.

Shumica e shteteve nga Amerika Latine ishin në këtë listë dhe lojtarët nuk u lejuan t’iu bashkohen Kombëtareve. Kjo ka bërë që disa nga vendet si Brazili, Kili, Meksika e Paraguai të bënin një ankesë në FIFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror mori vendim që lojtarët që kishin ftesa dhe nuk u lejuan t’iu bashkohen Kombëtareve të tyre të suspendoheshin për pesë ditë.

Megjithatë shtetet si Brazili, Kili, Meksika e Paraguai kanë tërhequr ankesën në FIFA dhe lojtarët nga këto shtete do të kenë të drejtë loje këtë fundjavë në Angli.

Plot 12 futbollistë rrezikonin që mos të luanin ndeshjet e kësaj xhiro në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Ndër emrat kryesorë ishin Ederson, Gabriel Jesus, Fabinho, Alisson Becker, Roberto Firminio, Fred apo Thiago Silva. 

Related posts

Mini-afat i jashtëzakonshëm kalimtar për t’u regjistruar në Ligën e Parë në basketboll

D V

Gjigantët evropianë të interesuar në transferimin e Chiesas

D V

Kuqezinjtë tanë përballë Polonisë së Lewandowskit: E vështirë, por jo e pamundur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com