Brazili e nis me barazim Copa American, Kolumbia mposht Paraguain

nga D V

Mëngjesin e sotëm (e martë) janë zhvilluar dy ndeshje të raundit të parë të grupeve në Copa America, ku vëmendja ishte te Kombëtarja e Brazilit, e cila barazoi ndaj Kosta Rikës.

Grupi D në Copa America ka nisur me ndeshjet e raundit të parë, ku njëra ndeshja ka përfunduar me barazim dhe tjetra me fitoren e Kolumbisë.

Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Kolumbisë dhe Paraguait, ku fitore shënuan kolumbianët me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat për kolumbianët u shënuan nga Daniel Munoz (32’) për epërsinë 1-0 dhe Jefferson Lerma (42’) për 2-0, ndërsa paraguaianët ngushtuan me Julio Enciso (69’) për rezultatin përfundimtar 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Brazili pritej të fitonte pa shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës, por edhe përkundër dominimit, ndeshja u mbyll 0-0.

Selecao gjeti një gol në minutën e 30-të me anë të Marquinhos, i cili iu anulua nga VAR-i, ndërsa pati raste të mira edhe me anë të yjeve si Raphina, Vinicius Junior dhe Rodrygo, por pa sukses.

Në ndeshjen e ardhshme, Brazili luan ndaj Paraguait, ndërsa Kolumbia luan me Kosta Rikën. 

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More