Agjencia Zhurnal.mk

Brazili shkatërron Perunë në 45 minutat e para

Brazili ka shkatërruar Perunë në 45 minutat e para të ndeshjes së tretë në grupe në Kupën e Amerikës. Skuadra e Tites ka dhuruar spektakël duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të më Casemiron, pas një goditje nga këndi.

7 minuta më pas portieri i peruanëve, Gallese, bën një gafë të pafalshme duke e përplasur topin te Firminho, i cili më pas e ka të thjeshtë për ta shmangur dhe për ta shoqëruar topin në rrjetë.

“Selecao” nuk u ndal me kaq, teksa në minutën e 32-të, Everton shënoi një gol të bukur me një goditje në hyrje të zonës. Në ndeshjen tjetër të grupit A, Venezuela fitoi 1-0 në pjesën e parë me një gol të shënuar që në minutën e dytë nga Machis.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...