Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bregu: Ballkani Perëndimor një hap më afër roamingut më të lirë edhe me BE-në

Shkup, 24 shkurt – Regjimi i roamingut vendas i Ballkanit Perëndimor nga 1 korriku 2021 nënkupton një hap më afër uljes së çmimeve të roamingut në BE_në, ka dekoruara sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu në takimin e Grupit të punës për roamingun për Ballkanin Perëndimor.

“Prej gati dy vitesh që kur hyri në fuqi marrëveshja për uljen e tarifave të lundrimit në internet dhe të telefonisë mes nesh në rajon, ajo që paguajmë secili prej nesh kushton 80-90 për qind më pak. Më 1 korrik 2021 tarifa e roamingut në Ballkan do te jetë zero. Por të ndërgjegjshëm se 80 për qind e trafikut në roaming, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por me 1 korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE-në. Sa ndikon kjo ne xhepin e gjithsecilit? Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë 4 herë me shume se një qytetar në BE!”, ka thënë Bregu.

Dejvid Ringrouz, drejtues i Departamentit në Drejtorinë e përgjithshme për rrjete komunikuese, përmbajtje dhe teknologji ka thënë se bashkëpunimi rajonal është mënyra e duhur të arrihen rezultatet për qytetarët nga Ballkani Perëndimor, ndërsa implementimi i plotë i Marrëveshjes për uljen e çmimeve të roamingut në rajon është hap i parë drejt uljes së çmimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas Aleksandra Sgobit, udhëheqës i Departamentit në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, duhet ta ruajmë këtë moment pozitiv dhe sukseset e Këshillit për bashkëpunim rajonal, pasi ulja e çmimeve të roamingut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është diçka që rajonin do ta afrojë deri te tregu i vetëm i Unionit.

Këshilli për bashkëpunim rajonal, theksohet në kumtesë do të ndihmojë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse në mbarë procesin e përgatitjes drejt uljes së çmimeve të roamingut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimin e konsultimeve rajonale me gjithë aktorët relevant.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...