Bregu: Lajm i mirë heqja e njëanshme e vizave për qytetarët e Bosnjës

nga Xh M

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, e ka cilësuar lajm të mirë vendimin e autoriteteve të Kosovës për heqjen e njëanshme të vizave ndaj qytetarëve të Bosnjë-Hercegovinës.

RCC Kosova nëpërmjet një komunikate ka thënë se ky është shembull i një lëvizjeje pozitive drejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit.

“Me kënaqësi kemi dëgjuar nga Kryeministri kosovar që Kosova në mënyrë unaliterale ka vendosur të heqë vizat për qytetarët e Bosnjës. Ky është një sinjal i mirë që duhet të lëvizë edhe vendimmarrja në Bosnje, sa i përket zbatimit të njërës prej marrëveshjeve që është firmosur e nuk është zbatuar deri më tani. Procesi i Berlinit ka mbajtur gjallë frymën dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, kur zgjerimi ishte thuajse fjalë e ndaluar dhe shumë e dëshiruar”, ka thënë Bregu.

Ajo ka theksuar se plani për katër vjetët e ardhshme nga liderët e Ballkanit Perëndimor është kuadër unifikues i bashkëpunimit rajonal për interesa të përbashkëta.

“Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot planin që do të respektojnë për 4 vitet e ardhshme – faza e dytë e Tregut të Përbashkët Rajonal është një plan për rritje të qëndrueshme. Ai është një kuadër unifikues i bashkëpunimit rajonal për mirëqenien e përbashkët ose interesat e përbashkëta në lojën globale. Në të gjitha fushat–digjitalizimi, tregtia, investimet, inovacioni, politikat e gjelbërta etj – që filluan të bëhen të dukshme gjatë fazës së parë të CRM, puna për integrimin ekonomik rajonal përmes planit CRM të nënshkruar sot, ankorohet fort në Planin e Rritjes së BE-së,” ka thënë Bregu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More