Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Brenda 15 marsit përfundon vaksinimi i mjekëve, pastaj radhën e kanë mësuesit

Pas mbërritjes së 15.210 dozave të vaksinës anticovid mbrëmjen e djeshme ministrja Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet të përfundojë vaksinimi i të gjithë stafeve mjekësore.

“Të gjithë mjekët dhe infermierët mbarojnë vaksinimin brenda 15 marsit. Sepse ka edhe mjekë, infermierë, të cilët praktikisht janë duke u vlerësuar që e kanë kaluar dhe mund ta bëjnë në një fazë të dytë. Pra, po bëhet një vlerësim dinamik. Janë kryer më shumë se 11 mijë vaksinime për mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.

Sot ka filluar vaksinimi i moshave +80 vjeç në Durrës, proces i cili është ndjekur nga afër nga Kryeministri Rama dhe ministrja Mansastirliu.

 “Sot kemi hapur qendrën e vaksinimit të përqendruar në Durrës, kemi filluar me të moshuarit +80 dhe fashat janë ndarë nga mjeku i familjes. Është mjeku i familjes ai që përcakton kush do të vaksinohet i pari, duke u nisur nga ditëlindjet. Po bëhet një punë e mirë në të gjithë vendin. Deri më tani kemi kryer mbi 14 mijë vaksinime”, tha Manastirliu.

Duke folur për vijimin e procesit të vaksinimit, Manastirliu bëri me dije se me ardhjen e vaksinave të AstraZeneca, do të fillojë vaksinimi i mësuesve.

“Do të fillojmë me mësuesit. Do të bëhet një vaksinim, siç e kemi menduar, në shkolla. Ndaj jemi duke përzgjedhur edhe infermierët të cilët fillojnë trajnimin brenda kësaj jave”, bëri me dije Manastirliu.

Mbi 32 mijë vaksina të Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa pritet të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer, përgjatë muajit Mars, Prill e në vijim.

Ndërsa, nëpërmjet instrumentit COVAX, pritet të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit, 14,400 vaksina AstraZeneca dhe po vijojnë përpjekjet për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave.

Postime të ngjashme

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

“Qetësi”/ Rama ndërpret fjalën në respekt të lutjes. Zbulon çfarë i ndodhi në Tiranë pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut

S.B.

Basha nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatat e personave me aftësi të kufizuar: I rikthejmë fytyrën njerëzore politikës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...