Brenda dhomës së veshjes së Italisë pas ndeshjes: Dukej si ‘fushë betejë’, italianët lanë gjithçka pas vetës

Italia është bërë kampion i Evropës, duke e mposhtur Anglinë në finalen e Euro 2020.

 

Dhoma e zhveshjes së Italisë, përshkruhet nga mediat angleze si ‘fushës së betejës’.

Përplasja në Wembley shkoi deri në penallti pasi të dy ekipet barazuan 1-1 pas 90 minutash dhe kohës shtesë.

Në penalltinë e fundit përfundoi gjithçka, kur Bukayo Saka huqi përballë Gianluigi Donnarummaas.

Nga fotografitë e publikuara nga dhomat e zhveshjes së Italisë, shihet që fituesit e turneut ishin larguar pasi kishin mbyllur festën, duke mos e pastruar hapësirën.

Aty kishte shishe birre, shishe vere dhe shampanjë kudo. Çorape, pantallona të shkurtra dhe peshqirë u lanë në dysheme.

Gazeta gjermane Bild e përshkroi skenën të ngjashme me një ‘fushë beteje’.

Ndërkohë, në dhomën e zhveshjes së finalistëve të tjetër, atyre të Anglisë, ishte ndryshe.  /Telegrafi/

Related posts

Formacionet zyrtare, Verona – Inter: Zikaltërit duan fitoren e dytë në kampionat

D V

Man City dhe Liverpooli fitojnë bindshëm, kalojnë në raundin tjetër të EFL Cup

D V

Lewandowski u hakmor ndaj Barcelonës me një përfundim të shkëlqyeshëm të aksionit, goli i tij krahasohet me atë të Messit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More