Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Brenda një dite, dy të vdekur nga aksidentet në trafik

Dy persona kanë vdekur të hënën në Kosovë si pasojë e dy aksidenteve që janë shkaktuar në trafik në dy lokacine të ndryshme, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një aksident me fatalitet ka ndodhur mes katër veturave në Arllat.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka gjetur vdekjen.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira katër vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar si dhe kanë pësuar lëndime pesë persona meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti mbetet nën hetime”, ka njoftuar polica.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Suharekë-Vermicë, ku një person po ashtu ka humbur jetën.

“Viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne QKUK, me datë 04.01.2021 nga lëndimet e mara ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit viktima dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Gjatë së hënës kanë ndodhur gjithsej 65 aksidente trafiku, ku 25 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 38 me dëme materiale.

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...