Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Britani e Madhe, Gove: Londra e dëshiron një marrëveshje postBrexit

Qeveria britanike tha dje se ende dëshiron të përfundojë një marrëveshje tregtare postBrexit me BE-në, pavarësisht negociatave të bllokuara, ndërsa beson se kjo mbetet në dorë të europianëve.

“Unë ende shpresoj që të kemi një marrëveshje”, tha ministri i Shtetit, Michael Gove, për Sky News.

“Unë e dua një marrëveshje, dua ta arrij vërtet atë, por, për këtë, të dy palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo nuk është ajo që po bën BE-ja për momentin”, shtoi ai.

Negociatat tregtare BE-BM u përshkallëzuan të enjten kur vendet anëtare kërkuan në Këshill koncesione nga Londra, ndërsa thanë se donin t’i vazhdonin bisedimet për të arritur një marrëveshje të tregtisë së lirë para vitit të ardhshëm, kur rregullat europiane të ndalojnë së aplikuari në Britaninë e Madhe.

Por Londra refuzoi plotësisht, duke kushtëzuar vazhdimin e bisedimeve mbi një ndryshim thelbësor të qasjes nga ana e europianëve.//ATSH

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...