Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Britania apelon që “menjëherë t`i jepet fund” shtypjes ushtarake në Mianmar

Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje që “menjëherë t’i jepet fund” shtypjes ushtarake në Mianmar.

Në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri britanik, Boris Johnson, shkroi se ai ishte “tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës në Mianmar dhe vrasja e protestuesve pro-demokracisë”.

Komentet e kryeministrit Johnson vijnë pasi dhjetëra persona u vranë në Mianmar gjatë protestave kundër grusht shtetit.

“Ne jemi me popullin e Mianmarit duke kërkuar që t’i jepet fund menjëherë shtypjes ushtarake, të lirohet Aung San Syy Kyi dhe të tjerët, si dhe të rivendoset demokracia”, tha Johnson.

Mbi 50 persona janë vrarë në protestat në Mianmar që nga 1 shkurti kur junta ushtarake mori pushtetin.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), nga 54 rastet e dokumentuara, të paktën 30 persona u vranë nga forcat e sigurisë në Yangon, Mandalay, Sagaing, Mahway dhe Mon.

Britania ka sanksionuar disa gjeneralë nga ushtria e Mianmarit për shkak të roleve të tyre në grusht shtet.

Grusht shteti u zhvillua disa orë para se parlamenti i ri i vendit ishte vendosur të mblidhet pas zgjedhjeve të nëntorit ku Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) arriti fitime të mëdha.

Postime të ngjashme

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

Biden tërhiqet nga vendimi për kapacitetin e pranimit të refugjatëve

R Zh

Xi Jinping merr pjesë në samitin e klimës Kinë-Francë-Gjermani

R Zh

AstraZeneca vaksina më e përdorur në botë

N E

Sergey Lavrov hedh poshtë ndryshimin e kufijve në territorin e ish-Jugosllavisë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...