Britania aprovon përdorimin e vaksinave Pfizer tek fëmijët e moshave nga 12 në 15 vjeç

Britania e Madhe ka aprovuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç, duke thënë se është e sigurt dhe efektive në këtë grupmoshë dhe benefitetet që tejkalojnë rreziqet.

 

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në këtë vend njoftoi se kishte kryer një “rishikim rigoroz” të vaksinës tek adoleshentët.

Komiteti i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar tani do të vendosë nëse fëmijët duhet të marrin vaksinën.

Vaksina Pfizer është miratuar tashmë për përdorim tek njerëzit e moshës 16 vjeç e lart, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

June Raine, shefe ekzekutive e Agjencisë Rregullative të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) tha se siguria e vaksinës në moshat 12-15 vjeç do të monitorohet me kujdes.

“Asnjë autorizim nuk do të miratohet nëse nuk janë të përmbushura  standardet e pritura të sigurisë, cilësisë dhe efektivitetit,” tha ajo.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) tani duhet të këshillojë qeverinë nëse kjo grupmoshë duhet të vaksinohet .

Related posts

Nis takimi Biden–Putin në “tokë neutrale”, Zvicra uron të kenë “një dialog të frytshëm”

Redaksia

Zvicra teston publikisht sigurinë e certifikatës Covid

Redaksia

Gazetarja greke shpëton kotelen nga flakët, nuk e lëshon nga dora gjatë transmetimit live

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More