Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

Gjashtë aeroplanë luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në lindje të Evropës si mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili i ka grumbulluar trupat afër kufirit me Ukrainën.

Të hënën në mbrëmje, shefat britanikë të mbrojtjes e konfirmuan dërgimin e aeroplanëve në Rumani për ta patrulluar qiellin mbi Detin e Zi.

Aeroplanët e tipit “Typhoon” do të mbështeten nga trupat e dy brigadave, ndërsa do të nisen nga bazat në Britaninë e Madhe gjatë kësaj jave. Përderisa Ministria e Mbrojtjes këmbëngul që dërgimi i aeroplanëve është proces rutinor, veprimi do të bëhet në kohën e shtimit të frikës për një konflikt të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të hënën në mbrëmje, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se ende është duke pritur pasi kërkoi bisedime me homologun rus rreth tri javë pasi katër ushtarë ukrainas humbën jetën nga zjarri i forcave ruse.

Sipas qeverisë ukrainase, Rusia ka dërguar 41.000 trupa në kufi me Ukrainën dhe 42.000 të tjerë në Krime, ndërsa këto shifra janë duke u rritur.

Më shumë se 14.000 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2014 në lindje të Ukrainës. Përpjekjet për bisedime rreth marrëveshjes së paqes kanë dështuar, ndonëse vitin e kaluar u nënshkrua një marrëveshje armëpushimi.

Postime të ngjashme

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga SHBA-ja për të hequr dorë nga patentat për vaksinat kundër KOVID-19

N E

Në Francë nga 12 maji të gjithë qytetarët pa dallim moshe kanë të drejtë të aplikojnë për t’u vaksinuar

N E

Ish-presidenti i Maldiveve plagoset në një shpërthim

N E

Qetësohet situata në ishullin e Jersey, anijet luftarake Franceze dhe Britanike tërhiqen

N E

Presidenti Slloven: E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime

N E

Dendias: SHBA do të ishin partneri ideal për të bindur Turqinë të pranojë Konventën e Detit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...