Agjencia Zhurnal.mk

Britania do të gjobisë shkelësit e karantinës me 10 mijë funta

Rregullat e reja detyrojnë njerëzit të vetëizolohen nëse ato rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit ose gjurmohen si kontakt i afërt

Qeveria e Britanisë së Madhe do të gjobisë me 10 mijë funta (13 mijë dollarë) personat që refuzojnë urdhrin për t’u izoluar ndërsa vendi regjistron rritje të infeksioneve me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rregullat e reja detyrojnë njerëzit të vetëizolohen nëse ato rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit ose gjurmohen si kontakt i afërt. Rregulli hyn në fuqi më 28 shtator.

Qeveria do të ndihmojë ata me të ardhura më të ulëta që përballen me humbje të fitimeve si rezultat i vetëizolimit me një pagesë të njëhershme të ndihmës prej 500 funta (633 dollarë).

Shifrat e fundit tregojnë se rastet e reja ditore të koronavirusit në Britani janë rritur në 4.422, numri më i lartë që nga fillimi i majit. Të dhënat e fundit tregojnë se infeksionet e reja dhe pranimet në spital po dyfishohen çdo 7 deri në 8 ditë në Britani.

Qeveria konservatore pritet gjerësisht të vendosë kufizime të mëtejshme pasi kryeministri, Boris Johnson konfirmoi se Britania ndodhet para valës së dytë të shpërthimit, duke ndjekur trendin diku tjetër në Evropë. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka thënë se kufizime më të rrepta mund të jenë të nevojshme së shpejti në kryeqytetin britanik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...