Britania e Madhe e vendosi vendin në listën e gjelbër të shteteve që iu njihen certifikatat e vaksinimit

Shkup, 13 tetor – Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut me protokolle të reja për Kovid-19 me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut vendoset në listën e gjelbër të shteteve dhe territoreve që iu njihen certifikatat e vaksinimit, kumtoi MPJ-ja.

 

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët udhëtojnë në Britaninë e Madhe, dhe të cilët janë të vaksinuar në vend, do të konsiderohen si persona plotësisht të vaksinuar nën këto kushte: nëse posedojnë me vete certifikatën e vaksinimit, për ta dëshmuar statusin e vaksinimit; nëse kanë marrë dozën e plotë të vaksinës (2 doza) të paktën 14 ditë para se të mbërrijnë në Britaninë e Madhe; nëse janë të vaksinuar me ndonjërën nga këto vaksina: Oksford/AstraZeneka, Fajzer BioNTek, Moderna, Jansen; nëse certifikata e vaksinimit si dëshmi lëshohet nga organi nacional ose shtetëror për shëndet publik dhe të jetë në gjuhën angleze, franceze apo spanjolle.

MPJ-ja përkujton se në ueb faqen e Ministrisë mund t’i ndiqni informacionet më të detajuara dhe më të reja për Kovid protokollet: https://www.mfa.gov.mk/mk/page/1706/informacii-za-covid19

Mbetet i pandryshuar rregulli se shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën e Veriut (MB) u nevojitet vizë e vlefshme ose leja e qëndrimit, shton MPJ-ja. 

Related posts

MF: “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Z H

KSHZ publikon të gjithë kandidatët për kryetar komunash në Maqedoni

D V

Dërgohet ekip për shuarjen e zjarrit në Galiçicë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More