Britania e Madhe regjistron më shumë vdekje sesa lindje në 44 vitet e fundit

Sipas statistikave zyrtare që hetojnë ndikimin e pandemisë në popullatë, më shumë njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar sesa kishin lindur vitin e kaluar, për herë të parë që nga viti 1976.

 

Në vitin 2020, 90 mijë vdekje u regjistruan si rezultat i infeksionit me coronavirus në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 690 mijë, një rritje prej 85 mijë nga 2019, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve ra në 683 mijë, nga 29 mijë në krahasim me 2019. Në përgjithësi, ONS tha se “ndryshimi natyror” i popullsisë së MB ishte negativ për 6,400 njerëz, hera e parë që vdekshmëria ka tejkaluar numrin e lindje ne 44 vjet.

“Pandemia e coronavirusit nënkuptonte që 2020 ishte një vit i jashtëzakonshëm për demografinë në Britani”, tha ONS. Ata shtuan se coronavirusi ndikoi në ndryshimin e popullsisë në fillim të vitit 2021 dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen duke pasur parasysh “efektin e bllokimit dhe pasigurinë më të gjerë në planifikimin familjar dhe pjellorinë”.

Mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar u nxit nga trendet në Skoci dhe Uells, të cilat regjistruan më shumë vdekje sesa lindje. Numri i fëmijëve të lindur ishte më i lartë se numri i vdekjeve në Angli dhe Irlandën e Veriut.

Related posts

Astronautët e “Shenzhou-12” kthehen në Tokë të sigurt

Redaksia

Zgjedhjet në Rusi – aplikacioni për votim i krijuar për Navalny-n, fshihet nga dyqanet e Apple dhe Google

D V

Skandal në kufirin Kroaci-Bosnje, punonjësit e doganës kapen duke i kërkuar ryshfet një udhëtari nga Suedia

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com