Britania e Madhe vazhdon përpjekjet e evakuimit në aeroportin e Kabulit

Britania e Madhe thotë se evakuimet do të vazhdojnë pavarësisht shpërthimeve.

 

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë operacionin e saj për të evakuuar njerëzit nga Afganistani pavarësisht sulmit “të neveritshëm” në aeroportin e kryeqytetit të enjten, tha kryeministri Boris Johnson.

Kryeministri mbajti një takim urgjent Cobra pas shpërthimeve, pas së cilës premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë “deri në çastin e fundit”, raporton bbc.

Shpërthimet e dyfishta të së enjtes ndodhën jashtë Portës Abbey – ku forcat amerikane dhe britanike janë vendosur për të ndihmuar me evakuimet – dhe në një hotel aty pranë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte viktima ushtarake ose qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar në shpërthime. Njerëzit që ishin tashmë brenda perimetrit të aeroportit kanë vazhduar të punojnë.

Ndryshe, të paktën 12 marina amerikanë dhe 90 afganë kanë vdekur në Kabul.

Related posts

Joe Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi

N E

Rriten rastet me COVID-19 në Kinë

D V

SHBA: Avionët luftarakë po fluturojnë mbi Kabul për të ofruar siguri për evakuimet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com