Agjencia Zhurnal.mk
Bota Covid 19

Britania eksperimenton, do ekspozojë qytetarët përballë Covid-19

Mbretëria e Bashkuar do të ekspozojë qëllimisht deri në 90 persona të shëndetshëm ndaj Covid-19, në eksperimentin e parë në botë të quajtur “sfida njerëzore”. Prova, e cila mund të nisë në janar, synon të shpejtojë garën për një vaksinë kundër koronavirusit të ri.

Qeveria e Boris Johnson ka vendosur në dispozicion 33.6 milionë paund për studimin e pazakontë. Siguria do të jetë prioriteti kryesor, këmbëngulin ekspertët.

“Ekipi im ka kryer studime të sigurta të sfidës njerëzore me viruse të tjera që prekin rrugët e frymëmarrjes për 10 vite. Asnjë eksperiment nuk është plotësisht pa rrezik, por partnerët e programit të Sfidës Njerëzore do të punojnë fort për të siguruar që rreziku të jetë në nivelin më të ulët të mundshëm”, tha Chris Chiu, drejtues i eksperimentit.

Plani ka nevojë për aprovimin e rregullatorit shtetëror përpara se të nisë zbatimin. Eksperimenti i “sfidës njerëzore” është një metodë shumë e shpejtë për të testuar vaksinat pasi nuk është e nevojshme të pritet rezultati i personave të ekspozuar në mënyrë natyrale ndaj infeksionit.

Shkencëtarët do të injektojnë doza të kontrolluar të virusit pandemik për të zbuluar se cila është sasia më e vogël që mund të shkaktojë infektimin me Covid-19 te vullnetarët e moshës nga 18 deri në 30 vjeç.

Këto kavje njerëzore, që do të infektohen qëllimisht me virusin përmes hundës dhe monitorohen vazhdimisht, kanë rrezikshmërinë më të ulët të dëmtimit për shkak të moshës së re dhe shëndetit të mirë.

Si pjesë e eksperimentit, kërkuesit mund të testojnë dhe nëse një vaksinë është efikase në parandalimin e prekjes nga koronavirusi i ri.

Postime të ngjashme

Rrëmben foshnjën, polici amerikan vret agresorin 37-vjeçar… (Video)

T E

Hoteli që ndodhet mes dy shteteve

T E

Vaksinat e dobëta favorizojnë mutacionet e rrezikshme

T E

Nuk e lanë të dilte nga shtëpia, i riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

T E

35 vite pas tragjedisë së anijes hapësinore “Challenger”

T E

Turqia arreston 126 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...