Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Britania izolohet për herë të dytë, Johnson lajmëron mbështetje ekonomike

Kryeministri Boris Johnson, gjatë një konference për shtyp nga “Downing Street”, ka bërë të ditur se vendi do t’i nënshtrohet një izolimi të dytë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19 dhe u ka kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Izolimi do të nisë më 5 nëntor dhe do të imponohet për katër javë, deri në fillim të dhjetorit, duke mbyllur sektorin e “mikpritjes”, si restorantet, pabet, dyqanet që nuk shesin produkete esenciale, etj. Gjithashtu do të ndalohet udhëtimi i qytetarëve jashtë vendit.

Nga ana tjetër, shkollat dhe universitetet do të mbeten të hapura, por takimi mes personave që jetojnë në banesa të ndryshme do të ndalohet.

Qytetarët do të lejohen të dalin nga banesat për të bërë ecje dhe ushtrime fizike në ambjente të hapura si parqet, njëlloj siç ndodhi gjatë izolimit të parë.

Në këtë vend, si në shumë vende të Europës, virusi po shpërndahet më shpejt se sa skenari më i keq i pranueshëm që ne kishim… Nëse i lejojmë këto shifra, risku është që NHS [shërbimi kombëtar shëndetëor] të mos jetë aty për ne dhe familjet tona. Virusi po dyfishohet më shpejt se sa ne mund të shtojmë kapacitetet.

Nga e enjtja deri në fillim të dhjetorit, ju duhet të qëndroni në shtëpi! Mund të dilni vetëm për arsye shëndetëore, për punë, kur nuk punoni dot nga shtëpia, për edukim, për të kryer ushtrime fizike dhe për të blerë produkte esenciale“, tha Johnson ndër të tjera.

Johnson ka lajmëruar gjithashtu se do të ketë ndihmë ekonomike të ngjashme me atë të mbylljes së parë, për bizneset dhe individët. Kujtojmë se në mbylljen e parë, qytetarët u paguan deri në 2500 paund në muaj, nëse vendi i tyre i punës ishte mbyllur, për shkak të pandemisë.

Fillimisht kryeministri Johson kishte deklaruar se një masë e tillë nuk dukej e nevojshme, por shifrat shumë ta larta të infektimeve, që kanë tejkaluar parashikimet e autoriteteve, e kanë detyruar të marrë këtë vendim.

Mbretëria e Bashkuar, i ka kaluar mbi një milionë të infektuar që prej fillimit të pandemisë dhe deri ditën e sotme, kanë humbur jetën 46,555 persona.

Parashikimi më i zymtë i ekspertëve, ishte që pa masa të reja izolimi, mund të ketë 85 mijë viktima nga Covid-19 këtë dimër, një shifër kjo mjaft e lartë, thuajse dyfishi i fataliteteve që prej fillimit të pandemisë.

Postime të ngjashme

Shfaqet varianti danez i COVID-19 në Gjermani: Anashkalon më lehtë sistemin imunitar të trupit

S.B.

Burgim i përjetshëm për vrasësin e presidentit të një rajoni gjerman

S.B.

Itali, sërish të infektuar me Covid-19 edhe pas dozës së parë të vaksinimit

S.B.

Shiti produkte me foton e famshme gjatë inaugurimit të Joe Bidenit, Bernie Sanders mbledh miliona dollarë në vetëm 5 ditë

S.B.

Ekipi i OBSh-së në Wuhan fillon punën në terren

S.B.

SHBA-ja alarmohet për dhunë të motivuar nga politika

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...