Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Britania nis “provën e madhe” për imunizimin, miksohen vaksina te ndryshme

Një eksperiment madhor ka nisur në Britaninë e Madhe, për të parë nëse miksimi I vaksinave mund të veprojë më mirë në organizëm.

Për këtë arsye, vullnetareve do tu jepen dy doza nga vaksina të ndryshme, në vend të së njëjtës. Shkencëtarët mendojnë se një qasje e re mund të sigurojë mbrojtje më të madhe sesa po të administrohet e njëjta vaksinë. Udhëzimet zyrtare të komitetit britanik për vaksinimin dhe imunimizimin e theksojnë se kushdo që merr doza nga Pfizer-BioNTech apo Oxford-AstraZeneca ne kuadër të programit vendas të vaksinimit, duhet të përdorë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat.

Megjithatë, në rrethana mjaft të rralla mund të përdoren edhe vaksina të ndryshme. Ekspertët kanë arsye të besojnë se një përzierje e vaksinave mund të ketë vërtet efekt, sepse kjo është provuar më parë me programin e imunizimit nga Ebola dhe ka funksionuar. Studimi i ri do të përfshijë më shumë se 800 vullnetarë të moshave mbi 50 vjec në Angli. Disa do të marrin vaksinën e oksfordit dhe AstraZeneces, dhe pastaj doza e dytë do të jetë nga Pfizeri, ose e kundërta, në një hark kohor prej 4 deri në 12 jave.

Postime të ngjashme

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

Dy gra zyrtarizojnë martesën në Mal të Zi

D V

Protestuesit bërtasin “Vdekje diktatorit” në Teheran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...