Britania parashikon vazhdimin e grejs-periudhës për kontrollet doganore

Londër, 7 shtator – Autoritetet britanike kanë kumtuar se kanë në plan të zgjasin grejs-periudhën për kontrollin doganor të mallrave përmes Irlandës Veriore, si pjesë e masave të dakorduara me tërheqjen e vendit nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE).

 

Londra dëshiron të rinegociojë marrëveshjen me BE -në, e cila ka qenë në fuqi që nga fillimi i vitit, por ende po përballet me refuzimin nga Brukseli.

Sipas rregullave doganore, Irlanda Veriore është ende në tregun e vetëm evropian dhe bashkimin doganor, pasi synohet të kontrollojë mallrat që vijnë nga deti nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe në Irlandën e Veriut, e cila kufizohet me Irlandën anëtare të BE.

Ministri britanik për Bregzitin Dejvid Frost, deklaroi se Qeveria do të zgjasë protokollin aktual, i cili parashikon përcaktimin e fleksibilitetit në dogana.

Komisioni Evropian, nga ana e tij, u përgjigj se Britania e Madhe ishte ligjërisht e detyruar të përmbushte detyrimet e saj. Ajo shtoi se ende nuk ka ndërmend të fillojë procedurat kundërvajtëse.

Britania e Madhe dëshiron që mallrat e destinuara për Irlandën e Veriut të mos i nënshtrohen kontrollit doganor.

BE -ja gjithmonë i ka hedhur poshtë masa të tilla, duke i konsideruar ato një kërcënim për integritetin e tregut të vet për shkak të mungesës së një kufiri fizik dhe kontrollit midis Irlandës Veriore dhe Irlandës

Related posts

Francë/ Dita e Bastijës, Emmanuel Macron udhëheq paradën ushtarake

N E

Anketimet e zgjedhjeve të 2020-së në SHBA më të pasaktat prej dekadash

D V

Protestuesit bërtasin “Vdekje diktatorit” në Teheran

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com