Britaniku theu masat anti-coronavirus, dënohet me gjashtë javë burg në Singapor

Një gjykatë në Singapor dënoi një burrë britanik me gjashtë javë burg të mërkurën, raportuan mediat lokale, pasi ai shkelte në mënyrë të përsëritur protokollet e coronavirusit duke refuzuar të mbante një maskë për fytyrën në publik.

 

Benjamin Glynn, 40 vjeç, u shpall fajtor për katër akuza për dështimin e tij për të mbajtur një maskë në një tren në maj dhe në një dalje të mëvonshme në gjykatë në korrik, si dhe shkaktimin e një shqetësimi publik dhe përdorimin e fjalëve kërcënuese ndaj nëpunësve publik, raporton cnn.

Glynn më parë iu nënshtrua një vlerësimi psikiatrik të urdhëruar nga gjyqtari si rezultat i sjelljes dhe vërejtjeve të tij në gjykatë.

Të mërkurën ai i kërkoi gjykatës të heqë dorë nga ato që ai i quajti “akuza të paligjshme” dhe kërkoi që pasaporta t’i kthehej në mënyrë që ai të kthehej në Britani për të qenë me familjen e tij.

Shteti aziatik është i njohur për zbatimin e rregullave të rrepta gjersa ka burgosur dhe gjobitur personat për shkeljen e rregullave të COVID-19. Disa të huajve u është hequr leja e punës për shkelje të rregullave.

Related posts

Çfarë nënkupton për Evropën plani i BE-së për klimën?

D V

Zjarre në Itali, Spanjë dhe Turqi

D V

A mund të ruhen arritjet e 20 vjetëve të fundit në Afganistan?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More