Agjencia Zhurnal.mk

Britma e të qara, momenti kur vrojtuesit shpëtojnë 3 të miturit nga Plazhi i Divjakës, si u pikasën nga largësia

Dy ditë më parë, në Plazhin e Divjakës, Vrojtuesit e Plazhit në bashkëpunim me shërbimin e patrullës së përgjithshme në plazh, kanë arritur të shpëtojnë 3 të mitur nga mbytja, M.A. 14 vjeç, E.A. 12 vjeç dhe F.U. 17 vjeç.

Të tre të miturit e rrezikuar kishin kaluar bovat kufizuese, kur janë konstatuar nga Vrojtuesi Markelian Stefi, i cili ka njoftuar edhe patrullën e plazhit të Divjakës.

Markeliani, së bashku me Maksut Mullai, të cilëve u erdhën në ndihmë edhe Vrojtuesit Rudi Avrami, Arben Gjoni dhe Ardit Musai, u janë afruar për t’i transportuar në breg dhe për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore, duke u shpëtuar jetën.

Nga shërbimet policore është njoftuar autoambulanca e Divjakës dhe 3 të mitiurit janë dërguar për në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjeksore të specializuar. 3 të rrezikuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe shëndoshë e mirë. Një rast i vështirë dhe falë ndërhyrjes në kohë, 3 jetë të shpëtuara.

(BalkanWeb)

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...