Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Brnabiq prezanton kabinetin e ri qeveritarë

Zhurnal Ads

Mandatarja e qeverise së re në Serbi, kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, të dielën njoftoi për përbërjen e qeverisë së re serbe.

Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Aleksandar Vullin i cili mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes. Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Sellakovic, Sekretar i Presidencës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ish-ministër Drejtësie deri në vitin 2016.

Ministër i Mbrojtjes do të jetë Nebojsha Stefanovic, i cili ka qenë dhe ministër i Brendshëm më parë. Stefanoviç ka qenë edhe kryetar i parlamentit serb nga qershori 2012 deri në prill 2014.

Zorana Mihajlovic do të jetë Ministre e Energjisë, ndërsa Sinisha Malli dhe Zllatibor Lonçar do të qëndrojnë në postet e tyre – financa dhe shëndetësi.

Në qeverinë e re është edhe kryetarja e deritanishme e Parlamentit, Maja Gojkovic, si ministre e Kulturës.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, do të ketë 21 ministri. Brnabiq do të paraqes kabinetin e saj edhe ekspozenë në Parlamentin e Serbisë më 28 tetor.

Nga zgjedhjet në Serbi kanë kaluar 126 ditë, gjë që e bën formimin e qeverisë aktuale më të gjatën në 20 vitet e fundit.

Zgjedhjet u mbajtën në 21 qershor dhe lista e Partisë Përparimtare Serbe e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç fitoi 188 nga 250 vende në parlament.

Koalicioni Partia Socialiste e Serbisë – Serbia e Bashkuar (Ivica Daçiç) fitoi 32 vende dhe Aleanca Patriotike Serbe – SPAS 11 vende. Partitë e pakicave kombëtare – Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, SDA Sanxhak dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – kanë gjithashtu ulëse në parlament.

Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kryeministri rumun jep dorëheqje pas rezultatit zgjedhor

T E

Biden emëron Xavier Becerra si sekretarin e Shëndetësisë

S.B.

Vazhdojnë luftimet në Nagorno Karabak

admin

Mbi 200 britanikë ikin brenda natës nga karantina në Valis

S.B.

Kongresi fiton kohë për të arritur një kompromis për asistencën financiare

S.B.

Shefi i OBSH-së: E gjithë bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër Covid-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...