Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Broja i lumtur me dy super golat e shënuar për Vitessen

Armando Broja ka filluar shkëlqimin në kampionatin holandez te Vitesse.

Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fitoren skuadrës së tij në udhëtim te Den Haag, pasi ka realizuar dy gola në fitoren 0-2.

Broja golin e parë e realizoi në minutën e 32-të pas një topi të rikthyer nga portieri.

Ndërkohë goli i dytë nga sulmuesi shqiptar erdhi në minutën e 71-të, kur pas një depërtimi individual realizoi për mrekulli për 0-2.

“Është gjithmonë mirë për një sulmues të gjejë golat. Mendoj se është arritje e madhe e imja që ishte ndeshja e parë si titullar me besimin e trajnerit dhe sigurova dygolëshin e parë. Jam i lumtur dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi e të vazhdoj kështu”, ka deklaruar Broja pas ndeshjes.

“Si sulmues duhet të shënosh gola të ndryshëm e mësohesh me to. Shënova sot një gol të njëjtë si ndaj Spartës por është gjithmonë mirë kur tund rrjetën dhe objektivi im është të shënoj sa më shumë gola”.

“Për sa kohë që topi përfundon në rrjetë, është gjithmonë një gol i bukur”, u shpreh sulmuesi shqiptar.

19-vjeçari është i huazuar te Vitesse nga Chelsea, derisa në pesë ndeshjet e para ka realizuar tre gola.

Postime të ngjashme

Sërish një përballje Gerrard – Lampard

Z H

City i ofron rinovimin Kevin De Bruyne

Z H

Mane: Jemi jashtë garës për titull

Z H

Manchester City në kërkim të fitores së 19-të radhazi

Z H

Prishtina më e mirë, fiton derbin e madh kundër Dritës

Z H

Bashkimit i bashkohet amerikani Lutete

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...