Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Brok: Zgjerimi i BE-së nuk anulohet sepse është në interes të përbashkët

Shkup, 20 janar – Zgjerimi i BE-së nuk është anuluar sepse është në interes të përbashkët të të gjitha palëve. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të fitojnë stabilitet, progres ekonomik dhe shoqëror vetëm si pjesë e BE-së. Por nga ana tjetër, nëse shikoni historinë e kontinentit tonë, situata gjeopolitike është gjithashtu me interes të madh për BE-në për të arritur marrëveshje që një vend të bëhet pjesë e BE-së, deklaroi ish-eurodeputeti Elmar Brok në intervistë për TV Kanal 5.

Ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka bërë një hap të madh përpara me marrëveshjen me Greqinë dhe prandaj, siç tha ai, shpreson që negociatat e anëtarësimit të fillojnë së shpejti. Por, shtoi ai, ne shohim në BE dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor një tjetër nivel, ku ka ende gjëra që duhet të zgjidhen para se të vijë anëtarësimi.

Sipas tij, të gjitha debatet historike duhet të kapërcehen dhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të përpiqen të gjejnë mirëkuptim dhe një zgjidhje me interes të përbashkët.

“Mirëkuptimi duhet të gjendet në të dy palët. Askush nuk ka bllokuar askënd, por në të njëjtën kohë askush nuk duhet të thotë se ka njerëz me identitetin tim në vendin tjetër, si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Bullgaria e kanë bërë këtë në të kaluarën”, konkludoi Brok.

Ai shpreson që Komisioni për histori, i formuar nga të dy vendet do të ketë një rol pozitiv dhe konstruktiv dhe mbase, siç tha ai, nga një këndvështrim historik, ndihma nga burime të tjera të pavarura do të pranohet. Ai vlerëspon se anëtarësimi në BEE nuk është alternativë, por një hap drejt integrimit në BE.

Postime të ngjashme

Pendarovski dhe Zaev i hedhin poshtë akuzat e Sofjes zyrtare

T E

Qeveria miraton emrat e ri të rrugëve të Shkupit

T E

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Z H

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Z H

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

R Zh

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...