ames Harden është prezantuar me fanellën e re tek Brooklyn Nets.
Basketbollisti amerikan u transferua tek Nets pas tetë viteve qëndrim tek Huston Rockets, ai pritet të debutojë nesër në orën 6:00 në kohën tonë, transmeton lajmi.net.
Situata e Harden me Rockets erdhi në fundin e marrëdhënieve të martën pas një humbje ndaj Los Angeles Lakers kur ai deklaroi se ekipi nuk ishte mjaft i mirë për të fituar një titull. Dhe nuk zgjati shumë, ditën e enjte ai ishte në Brooklyn.
Harden shquhet si njëri nga basketbollistët më të mirë të kohës moderne