Bruce Willis është parë në Los Angeles: Ai dukej i çorientuar, pamja trishtoi fansat

nga Xh M

Bruce Willis u filmua në Los Angeles. Aktori dukej i çorientuar për shkak të betejës së tij me afazinë dhe demencën frontotemporale dhe fotot e reja trishtuan fansat e tij.

“Mendimet e mia janë me të. Kjo është një dhimbje e madhe”, “Më vjen shumë keq për këtë njeri”, “Është e trishtueshme të shoh se si po largohet dalëngadalë kjo legjendë e aktrimit”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Familjarët e tij janë në çdo moment pranë tij dhe i ofrojnë kujdes dhe mbështetje. Ai ka dy vajza me gruan e tij Emma Heming Willis: Mabel Ray dhe Evelyn, dhe me ish-gruan e tij Demi Moore ka tre vajza: Rumer, Scout dhe Tallulah.

Së fundmi Rumer ka thënë në Instagram se pavarësisht shëndetit të dobët, ai ndihet mirë. Demi së fundmi u shfaq në The Drew Barrymore Show dhe tha: “Duke pasur parasysh situatën, mund të them se ajo është e qëndrueshme tani”.

Daily Mail raportoi në maj të këtij viti se Bruce ka qenë duke luftuar me një sëmundje terminale që nga viti 2022. Demenca frontotemporale ndryshon nga lloji më i njohur i demencës – sëmundja e Alzheimerit.

Ndryshe nga sëmundja e Alzheimerit, në demencën frontotemporale humbja e kujtesës nuk është simptoma e parë që shfaqet. Simptoma e parë është afazia, domethënë çrregullimi i të folurit.

Demenca frontotemporale ndikon gjithashtu në pjesën e trurit përgjegjëse për rregullimin e humorit, duke shkaktuar luhatje të papritura të humorit, ankth dhe dëmtim të ndërgjegjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More