Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bruksel, Borrell: Ukraina ka mbështetjen e palëkundur të BE-së

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka siguruar qeverinë ukrainase për mbështetjen e palëkundur të BE-së në konfliktin me rebelët prorusë në lindje të vendit.

“Bisedë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndjekim me shqetësim të madh aktivitetin ushtarak rus përreth Ukrainës”, shkroi Borrell në Twitter pas një telefonate me Kuleban.

“Mbështetje e palëkundur e BE për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, pohoi Borrell.

Ai tha se çështja do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE.

Në fundjavë, Ukraina dhe separatistët prorusë në rajonin e Donetsk akuzuan njëri-tjetrin për sulme.

Gjermania dhe Franca, të cilat po ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë përmes të ashtuquajturit Formati i Normandisë, shprehën shqetësim në lidhje me “numrin në rritje të shkeljeve të armëpushimit”.

“Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe në veçanti lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, thanë ata në një deklaratë.

Sipas vlerësimeve të OKB, më shumë se 13 000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt.//ATSH

Postime të ngjashme

Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n

Bekim Laçi

Hong Kong: Nis gjyqi i parë nën Ligjin e ri për siguri kombëtare

Bekim Laçi

Republikanët në SHBA bllokojnë projektligjin për reforma zgjedhore

Bekim Laçi

Miliona persona u kthyen në milionerë gjatë pandemisë

Bekim Laçi

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...