Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bruksel, Parlamenti Europian ndërpret negociatat për buxhetin e BE-së

Parlamenti Europian njoftoi sot në mbrëmje se ka ndërprerë negociatat me shtetet anëtare për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, për periudhën 2021-2027, gjë që rrezikon vonimin e planit stimulues prej 750 miliardë eurosh, i mbështetur prej tij.

“Eurodeputetët do të kthehen në tryezën e negociatave kur Këshilli të ketë treguar një dëshirë të vërtetë për të gjetur një marrëveshje”, deklaroi PE në një deklaratë.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord korrikun e kaluar për një buxhet prej 1,074 miliardë eurosh për shtatë vjet.

Megjithatë, PE ka bërë thirrje për një vëllim shumë më të madh, i destinuar veçanërisht për 15 programe kryesore të BE-së.

Deputetët e PE-së refuzuan sot një propozim kompromisi nga presidenca gjermane, duke premtuar një rritje me rreth nëntë miliardë euro.

Marrëveshja midis vendeve anëtare për këtë buxhet ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u përfunduar, pasi presidenca gjermane e BE-së deri më tani ka refuzuar të rrisë vëllimin e tij të përgjithshëm.//ATSH

Postime të ngjashme

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

R Zh

Vizita historike në Irak, Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve

T E

Aksident i rëndë me autobus në Poloni, gjashtë të vdekur

S.B.

Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar

T E

A janë prekur më fort nga koronavirusi emigrantët në Gjermani?

T E

Moldavia bëhet vendi i parë evropian që merr vaksinat Covid-19 sipas skemës COVAX

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...