Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bruksel, Partnerët kërkojnë ratifikim të shpejtë të marrëveshjes BE-Mercosur

Organizatat e punëdhënësve nga BE-ja dhe vendet e Mercosur-it bënë thirrje dje në një deklaratë të përbashkët për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes tregtare, e nënshkruar në verën e vitit 2019, por që, aktualisht, është në një ngërç për shkak të frikës në lidhje me pasojat e saj mjedisore.

“Marrëveshja ofron mundësi shumë të mira për ekonomitë dhe shoqëritë e të dy palëve dhe është e një rëndësie thelbësore, jo vetëm për arsye strategjike dhe ekonomike, por edhe nga një perspektivë e qëndrueshmërisë”, shkruajnë bashkënënshkruesit.

“Mundësitë e biznesit të krijuara nga kjo marrëveshje janë gjithashtu të rëndësishme dhe urgjente për rimëkëmbjen nga tronditja e krijuar nga pandemia e COVID-19”, shtojnë ata.

Ata kanë frikë se një vonesë në ratifikim mund të rrezikojë potencialin e plotë të mundësive të ofruara nga kjo marrëveshje, më e rëndësishmja e përfunduar ndonjëherë nga BE.

E përfunduar me bujë të madhe në verën e vitit 2019, pas 20 vitesh diskutime, kjo marrëveshje ka qenë zyrtarisht nën finalizim për 17 muaj, që do të thotë se ajo po rishikohet nga shërbimet ligjore dhe po përkthehet.//ATSH

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...