Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Bruksel/ RMV ka përmbushur kushtet, pengesë Bullgaria

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ka prezantuar një sërë reformash të integrimit evropian që përshëndeten nga të gjitha grupimet e Parlamentit Evropian. Sipas korrespondentes së Tv Klan nga Bruksel, Erisa Zykaj, Ritmi I reformave konsiderohet se është I qëndrueshëm dhe prandaj RMV-ja merr një mbështetje lidhur me reformat për shtetin ligjor, reformat për të drejtat themelore dhe drejtësinë.

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian ka mbështetur mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin pa shtyrje të mëtejshme kur të jenë përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në muajin Mars të vitit të kaluar.Por, sic njofton kolegia Erisa Zykaj nga Brukseli, Ka një ndryshim të dallueshëm dhe një nuancë të theksuar për Maqedoninë e Veriut.

“Për Shqipërinë duhet të përmbushen kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare ndërsa për RMV-në konsiderohet se këto kushte janë përmbushur. Nuk ka asnjë kusht që nuk është përmbushur. Pengesa kryesore që mbetet për vendin është pengesa aktuale me Bullgarinë fqinje me Marrëveshjen për Fqinjësi e që lidhet veçanërisht me çështjet e gjuhës e të kulturës”

Krahas që është përkrahur Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja e Fqinjësisë me Bullgarinë si edhe është përshëndetur dialogu politik në vend, janë shprehur edhe shqetësime.

“Shprehet një shqetësim I caktuar lidhur me gjuhën dhe retorikën nacionaliste që përdorin disa parti të opozitës ku veçohet një parti e opozitës e cila ka shprehur një qëndrim jokonstruktiv në Parlamentin e RMV-së, lidhur me rregulloren e Kuvendit.

Madje grupimet politike, sipas gazetares Erisa Zykaj, konsiderojnë se që nga Vitit 2019, RMV-ja është mbajtur padrejtësisht larg hapjes së negociatave të anëtarësimit dhe kjo ka ndikuar në destabilizimin politik të vendit. Ato I bëjnë thirrje Këshillit të BE-së, që të hap sa më shpejtë negociatat me RMV-në duke thënë se Shkupi ka dhënë edhe prova tjera të forcimit dhe pjekurisë së demokracisë së saj.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...