Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Bruksel, Samit BE-NATO për sigurinë

Liderët e Bashkimit Europian do të përqendrohen në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë kur të takohen sot, në ditën e dytë të një samiti virtual.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në video-samitin për një diskutim mbi bashkëpunimin midis bllokut dhe aleancës së mbrojtjes.

Në vitet e fundit, BE është përpjekur të koordinojë më ngushtë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, për shembull me planet për të financuar bashkërisht projektet e zhvillimit të mbrojtjes.

Qëllimi i përgjithshëm është një autonomi më e madhe strategjike, duke lejuar Europën të projektojë interesat dhe vlerat e saj, në një skenë botërore ku SHBA duket se po tërhiqen, ndërsa Kina dhe Rusia bëhen më pohuese.

”Udhëheqësit e BE duhet të zhvillojnë një debat strategjik mbi politikën europiane të sigurisë dhe mbrojtjes”, sipas informacionit zyrtar të botuar nga Këshilli Europian.

Ata gjithashtu do të diskutojnë se si të rrisin qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride dhe të diskutojnë marrëdhëniet me fqinjët e tyre jugorë.

Postime të ngjashme

“I lodhur nga pandemia”, jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Austri

S.B.

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...