Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Brukseli arenë e përplasjes mes Shkupit dhe Sofjes për çështjet identitare dhe historike

Shkup, 12 maj – Zhurnal – Qëndrimi i kryeministrit Zaev në Bruksel bashkë me një delegacion qeveritar për të zhbllokuar procesin e marrjes së datës për çelje të negociatave me BE-në, sërish ka shpërfaqur lojën “nxehtë-ftohtë” të Bashkimit Evropian (BE) për zyrtarët e së cilës nuk ka asnjë dyshim se Shkupi i plotëson të gjitha kushtet për fillimin zyrtar të negociatave, por ama, për këtë do të duhet të zgjidhë mosmarrëveshjen me Bullgarinë.

Të martën në takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikë të Jashtme, Zhozep Borell, kryeministri Zaev morri mesazhin se “Maqedonia e Veriut i plotëson kushtet e nevojshme dhe meriton të kalojë në fazën tjetër, megjithatë, një tjetër zyrtar i lartë, më saktë kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, i kërkoi vendit  të zgjidh mosmarrëveshjet me Bullgarinë mbi çështjet identitare.

Kjo me gjasë ka bërë që Zaev të kuptoj mesazhin sa pa një marrëveshje me Bullgarinë, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut do të mbetet e bllokuar, për çka dhe ashpërsoi tonet.

 “Dërguam një porosi të qartë dhe me zë të lartë, largoni nga tryeza në Bruksel secilin diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas, pas kësaj mund të vazhdojmë të flasim për të ardhmen tonë evropiane”, tha Zaev në paraqitjen publike për opinionin në vend, të cilit i ka përcjellur detajet nga takimet që ka pasur në Bruksel.

“Ne kemi  krenari si dhe identitetin tonë. Krenarinë mund ta ulim ose ngrisim, por identiteti dhe gjuha maqedonase janë të paprekshëm, të pandryshueshme. Me identitetin maqedonas nuk guxon të luaj as qeveria ime, por as ndonjë qeveri tjetër, aq më pak një shtet tjetër ose union I të cilit  ne nuk jemi anëtar”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Paralelisht me këtë, i Dërguari Special i qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski në një intervistë me televizionin bullgar BNT tha se e kupton arsyen përse brezi i tij I sheh emocionalisht bisedimet me Bullgarinë, dhe kjo ndodhë nga shkaku I ngjarjeve nga Luft e Dytë Botërore dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë.

Kjo siç ka thënë Buçkovskit, mund të shihet edhe në infrastrukturën midis dy vendeve.

Sipas tij, pozicionet tona janë të qarta dhe kjo është se duhet gjetur një emërues i përbashkët dhe kështu të hapë rrugën për brezat e ardhshëm.

Zgjidhja, sipas Buçkovskit duhet të kërkohet te Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë nga viti 2017, por shton se e ka të qartë se në fund gjithçka do të lidhet me historinë e përbashkët.

Shkupi me shumë gjasë nuk ka alternativë përveç se të ulet në tryezë dhe të zgjidhë mosmarrëveshet me Bullgarinë e cila duket këmbëngulëse në qëndrimin e saj.

Së fundmi anëtari i komisionit të përbashkët të përzier mes Bullgarisë dhe RMV-së, Kirill Topallov, tha se vendi I tij nuk mund të hjekë dorë nga identiteti historik I bullgarëve deri në vitin 1944, në kufijtë e sotëm të Maqedonisë së Veriut, dhe kjo është një ide që bashkon qytetarët e Bullgarisë.

Topallov theksoi se për sa i përket politikës së jashtme, bullgarët janë të orientuar në dy drejtime, njëri preferon orientimin evropian të Bullgarisë, tjetri atë rus,por çështja maqedonase është e vetmja gjë që i bashkon.

Postime të ngjashme

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë për secilën komunë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim dhe më shumë aftësi

Dafina Vidishiqi

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...