Agjencia Zhurnal.mk

Bubevski: PSP-në po e mbajnë në komë, Janeva mund të jetë u.d. Kryetare

Shkup, 28 qershor – Zhurnal.mk – Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski sot në pyetjen e gazetarëve për besimin e qytetarëve drejt kësaj Prokurorie tha se institucioni i tyre po mbahet në komë, transmeton Zhurnal.

Ai ankohet për mosveprim nga Gjykata Themelore dhe Gjykata Supreme.

“Edhe ligjvënësi edhe shoqëria në këtë moment po e mbajnë PSP-në në komë. Kjo shihet në vendimin e Gjykatës Supreme dhe me mos veprimin e Gjykatës Themelore për një nga akuzat. Po ndjehet se vendimi i Gjykatës Supreme ka gjetur rrugën e saj”, tha Bubevski.

Ai tha se nuk ka ndalesë që shefja e PSP-së Katica Janeva, të zgjedhet edhe për një vit.

“Me interpretimin e rregullave nga Ligji për Prokurori Publike për PSP-në, nuk është e ndaluar të ketë derisa Ligji është në fuqi, së paku edhe një vit mandat”, tha Bubevski para konferencës të Bluprint grupës për reforma në drejtësi./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...