Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Në periudhën që vijon, grupa e jonës punuese do t’i shqyrtojë komentet që arritën nga Bullgaria për propozim planin tonë aksionar dhe do të ndërtohet një qëndrim i qartë, ka deklaruar përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski i cili gjendet për momentin në Sofje, informon Zhurnal.
Buçkovski dje kishte takim me ministren për punë të jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, e cila gjithashtu i dha një plan aksionar, dhe e njejta duhet shqyrtuar nga autoritetet maqedonase. Ai dhe Zaharieva kanë shkëmbyer ide për vazhdim të procesit për kthim të besimit mes dy vendeve.
“Roli im si përfaqësues special i Maqedonisë së Veriut dle nga përpjekejt e Qeverisë maqedonase të arrihet marrëveshje në kontestin bilateral me Bullgarinë dhe me këtë të largohen pengesat për fillim të negociatave të vendit tonë me BE-në”, thotë Buçkovski për Mia-n.
Ai shton se në këtë kontekst çdo komunikim i tij zyrtar në relacionin Sofje Shkup është në funksion të planit të propozuar aksionar nga ana jonë e cila përmbanë hapa konkrete në pjesën e lidhjes përmes koridorit 8, bashkëpunim në arsim, në energjetikë, kulturë, ekonomi, shoqëri informatike.
“Gjithë kjo duhet të krijojë besim mes qeverive dhe shteteve, mes popujve të dy shteteve. Pa dallim të intenzitetit të rrugëtimeve dhe takimeve të mia, i dukshëm është interesi i dy palëve të mos lejohet ngrirje e marrdhënieve apo komunikim vetëm përmes mediave apo përmes ndërmjetësve. Afërsia jonë si dy popuj dhe dy shtete me momente të përbashkëta nga e kaluara, dhe pikëpamje të përbashkëta mbi historinë, na udhëzon dhe dy palët të ndërmarim hapa dhe të gjejmë zgjidhje, ndërsa këto takime pune me hap përpara drejt zgjidhjes”, ka thënë Buçkovski.
MPJ-ja bullgare dje njoftoi se Bullgaria ka propozuar një plan aksionar për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së veriut në zbatimin e fqinjësisë së mirë, miqësisë dhe bashkëpunimit dhe se dokumenti, ka të bëjë për gjitha ministritë resore, ndërsa pritet të nënshkruhet në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përbashkët ndërqeveritar.//Zhurnal.mk