Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Buçkovski: Nuk ka asgjë sekrete, dikush po tenton ta elektrizon gjendjen në vend

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Ish kryeministri Vllado Buçkovski në Studio 10 në Televizionin 24 ka theksuar se nuk ka asgjë sekrete në bisedimet me Bullgarinë, ndërsa është e dukshme se dikush po tenton ta elektrizon situatën në Maqedoninë e Veriut, trasmeton Zhurnal.

Qeveria në seancën e djeshme e emëroi Buçkovskin për përfaqësues special të vendit tonë me Bullgarinë. Ai tani thotë se kjo është sfidë edhe për të, por njëherit shprehet i bindur që do të arrimë suksese sepse kemi qenë afër zgjidhjes.

“Për Maqedoninë nuk ka mision tjetër, duhet të jemi të durueshëm, këtë duhet tani ta zgjidhim. Nuk shoh se do të ketë ndryshime në skenën politike në Bullgari. Derisa bisedojmë, ekipet po punojnë, kërkojnë zgjidhje. Problemi me gjuhën maqedonase na ndjekë që nga fillimi i Marrëveshjes, formulën e gjuhës insistojnë çdoherë të shfrytëzohet kur përmendet gjuha maqedonase. Vecmë kemi bërë lëshim. Asgjë nuk është sekrete, është e dukshme se dikush po tenton ta elektrizon gjendjen në Maqedoni, insistojmë të shfrytëzohet gjuha maqedonase sipas Marrëveshjes. Çfarë do të thotë termi histori e përbashkët? Analizat pas Marrëveshjes ishin se Bullgaria mori mirënjohje se kemi pasur histori të përbashkët, ndërsa ne morëm mirënjohje se jemi dy popuj të ndryshëm”, tha mes tjerash Buçkovski.

Postime të ngjashme

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

Simovski: Ky regjistrimi dhe metodologjia janë në harmonizim me standardet evropiane

T E

Të drejtat e bullgarëve në RMV, presidenti Radev mbledh shefat e shërbimeve speciale

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...