Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Buçkovski takohet me Zaharievën

Sofje, 11 janar Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja bullgare dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva e ka pritur të dërguarin special të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Vllado Buçkovski, i cili është për vizitë pune në Bullgari, njoftoi BGNES, duke iu referuar Ministrisë bullgare të Punëve të Jashtme.

Gjatë takimit ishin shkëmbyer ide për vazhdimin e procesit për kthimin e besimit mes të dyja vendeve.

“Republika e Bullgarisë propozoi plan aksional për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim. Ky dokument, i cili ka të bëjë me të gjitha ministritë dikasteriale, pritet të nënshkruhet në takimin e ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar (sipas nenit 12 të Marrëveshjes”, shkruan BGNES.

Siç njoftoi paraprakisht MPJ e RMV-së, është paraparë që Buçkovski në Sofje të realizojë takime me përfaqësues të Republikës së Bullgarisë në më shumë nivele.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbeten në pozicionin se duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për gjetje të një zgjidhje adekuate, zgjidhje e përbashkët për dallimet bilaterale për çështje të ndryshme me Bullgarinë mike, si dhe për kthimin e besimit në efikasitetin dhe suksesin e Marrëveshjes për fqinjësi të vitit 2017”, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Gjatë fundit të vitit, përkujton Ministria, dorëzuam Plan Aksional për implementimin e Marrëveshjes për Miqësi të vitit 2017, ku në bisedë me Ministrat e Punëve të Jashtme Osmani dhe Zaharieva ka pasur dakordësim për shkëmbim të vërejtjeve, mendimeve dhe propozimeve adekuate.

“Në këtë drejtim në periudhën e ardhshme do të kemi kontribut konstruktiv nëpërmjet Përfaqësuesit Special, ndërsa të njëjtën e presim edhe nga pala bullgare, si mundësi e vetme deri në gjetjen e zgjidhjes”, njofton Ministria përmes një kumtese.

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...