Buçkovski: ZNAM e Dimitrievskit është i njëjti fenomen si PRSD e Petkovskit në 2006

nga Redaksia

Shkup, 27 prill – Ish-kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Vllado Buçkovski theksoi se partia ZNAM e Maksim Dimitrievskit është i njejti fenonmen sikur Partia e Re Social Demokrate e Tito Petkovskit që doli në vitin 2006.

“Në zgjedhjet e vitit 2006 ka pasur një fenomen që i ka ndodhur LSDM-së. Pastaj doli PRSD (NSDP), tani Maksim Dimitrievski me ZNAM, i cili ka rezultat edhe më të mirë”, tha ish-kryeministri Vlado Buçkovski në “360 gradë” në MTV.

Ai shtoi se sipas vlerësimit dhe përvojës së tij me NSDP-në e Tito Petkovskit, priste rreth 50 deri në 60 mijë vota për Maksim Dimitrievskin dhe tha se rezultati i tij ishte befasues.

Ish-kryeministri tha se BDI në zgjedhjet presidenciale me Bujar Osmanin ka arritur një rezultat të shkëlqyer në një garë të pasigurt mes partive shqiptare.

“Shumë nuk besuan se një BDI mund të bënte një ndryshim të tillë, duke pasur parasysh atmosferën që u krijua. Por me koalicionet artificiale, të mos harrojmë Selën, ata fituan vetëm në Gostivar dhe diferenca është disa qindra vota. BDI fitoi gjithandej”, tha Buçkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More