Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Bugatti prezanton “bishën” që arrin shpejtësinë 500 km/orë

Zhurnal Ads

Bugatti zbuloi të mërkurën një model të ri me 1800 kuaj fuqi. Bugatti Bolide është një makinë e krijuar vetëm për t’u ngarë në pistë dhe jo për përdorim në rrugët publike. Bolide ka një version të modifikuar të motorit të madh prej 8 cilindrash me 16 cilindra që gjendet në Chiron të Bugatti, modeli kryesor i markës.

Makina mund të arrijë një shpejtësi më shumë se 482 km /orë. Bolide është pak më shumë se tre metra e gjatë dhe peshon rreth 1.225 kg, krahasuar me 1.995 kg që peshon Chiron. Nëse Bugatti vendos ta nxjerrë në shitje Bolide, çmimi me siguri do të kapte miliona dollarë, bazuar në çmimin e makinave të tjera të Bugatti dhe koston e llojeve të ngjashme të makinave nga prodhuesit e tjerë të automjeteve.

Chiron, në të cilin bazohet Bolide, kushton më shumë se 3 milion dollarë dhe do të prodhohen vetëm 500 të tilla. Në vitet e fundit, Bugatti ka prezantuar një numër makinash të tjera të bazuara në inxhinierinë e Chiron, përfshirë Divo, një version i projektuar për shpejtësi maksimale, nga të cilat do të prodhohen vetëm 40. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Honda Jazz një veturë “e prodhuar për pensionistët” – e bën jetën më të thjeshtë

S.B.

Evolucioni i 13-të gjeneratave të Nissan Skyline

admin

Pas 13 vjetësh, zbulohet dizajni sekret i Volkswagen

S.B.

Carlex Design e bën Mercedes-AMG G63-shin edhe më luksoz

S.B.

Ka filluar prodhimi i BMW M3 të ri

Z H

Njihuni me automjetin me energji diellore – kushton 26 mijë dollarë, por ‘kurrë nuk ka nevojë për karikim’

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...