Bujar Osmani me debat publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030

nga Redaksia

Shkup, 5 prill – Bujar Osmani me debat publik për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030.

“Dera e hekurt e BE-së është e hapur: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve është domosdoshmëri”

Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit mbi mundësinë që Maqedonia e Veriut të hapërojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në debatin e sotëm publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, Osmani tha se dera e hekurt e Unionit është e hapur dhe se është e nevojshme që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.

“Tani sërish është e hapur dera e hekurt e Bashkimit Evropian me agresionin rus në Ukrainë e cila do të zgjasë përkohësisht, si dhe do të mbyllet sërish. Shenjat e para të BE-së se ajo derë e hekurt është e hapur është me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me Planin e Zhvillimit për të cilin dje u dakordua në Parlamentin Evropian për 2 miliardë në muajt e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor dhe një grant prej 4 miliardë dollarësh. Prandaj, nuk kemi alternative tjetër, përveç ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të Qeverisë, hapjes së kapitujve dhe mbylljes së kapitullit deri në vitin 2028, sepse ne kemi arritur deri në 50% të AKI-së evropiane dhe kemi edhe gjysmën e punës për ta bërë” – tha Osmani.

Osmani avokon që si President i vendit të realizojë ambicien për anëtarësim të plotë deri në vitin 2030, duke promovuar ndërkohë konceptin – më shumë integrim para anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të fillojnë të ndjejnë menjëherë përfitimet nga fondet e BE-së.

Në panel me kandidatin pwr president nga Fronti Europian morën pjesë edhe Zëvendës kryenegociatoria me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu-Halili dhe Arbër Ademi, kryetar i grupit parlamentar të BDI-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More