Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas “Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

nga Redaksia

Shkup, 21 prill – Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin qendror në Sheshin “Maqedonia” me mesazh për bashkëqytetarët maqedonas, ashtu si edhe për bashkëqytetarët nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike në Maqedoninë e Veriut. Osmani u bëri thirrje t’u japin fund paragjykimeve.

“Jam i vetëdijshëm se paragjykimet dhe barrierat etnike ende ekzistojnë. Por disa interesa globale, të cilat nuk ia duan të mirën vendit, po nxisin ndarjet ndërmjet bashkësive etnike. Unë dua t’ju drejtohem drejtpërdrejt. Sinqerisht dhe me zë të lartë. Ka ardhur koha t’i ndryshojmë gjërat!” tha Osmani.

Osmani u foli edhe për vizionin e koalicionit.

“Fronti Europian është një ide më e madhe se të gjithë ne. Një ide për një të ardhme më të mirë në një Evropë të bashkuar. Prandaj, të bashkohemi, së bashku do t’ia arrijmë qëllimit shumë më shpejt” theksoi kandidati për President Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More