Shkup, 12 qershor – Amer Kapetanoviç nga Bosnja e Hercegovina është zgjedhur sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para media në kuadër të këshillit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore.
Ai ka falënderuar edhe Majlinda Bregun për kontributin e dhënë për zhbllokimin e këtyre dy trupave.
